Një unazë e lashtë me një diamant rozë të shkëlqyer dhe shumë të rrallë të Afrikës së Jugut do të dalë në ankand të martën në New York nga Christie’s, shtëpia kryesore e ankandeve në botë, për të paktën 10 milionë dollarë, siç raportohet nga gazeta AfricanNews.
“Trëndafili i Edenit”, ky është emri i unazës së çmuar, ka një gur me bukuri të rrallë, të vlerësuar nga shtëpia e njohur e ankandeve të New York të paktën 10 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për një diamant të vjetër dhjetë karatësh të Afrikës së Jugut, me ngjyrë intensive dhe nga brenda pa të meta, u shpreh Rahul Kadakia, menaxher ndërkombëtar i sektorit të argjendarisë Christie’s.

Ajo që e bën atë të rrallë dhe për këtë arsye të shtrenjtë është prerja e rrumbullakët e gurit, e përdorur zakonisht për të rritur shkëlqimin e diamanteve të bardhë.
Të presësh një gur me ngjyrë në një brilant të rrumbullakët dhe të shohësh një intensitet të tillë ngjyrash është më unike sesa e rrallë.
E veçanta e ngjyrës, shpjegoi eksperti Kadakia, rrjedh nga presioni të cilit i është nënshtruar guri dhe ky gur ka pësuar presion të fortë, fakt që e bën atë edhe më të veçantë sepse tregon aftësinë e prerësit që arriti t’i jepte formë gurit pa e dëmtuar.



