Ministrja gjermane e Mbrojtjes i përgjigjet Macron-it: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot

Ministrja gjermane e Mbrojtjes i përgjigjet Macron-it: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se "Evropa ende ka nevojë për Amerikën".

Presidenti francez tha se ai nuk pajtohet kurrsesi me pozicionin e Kramp-Karrenbauer dhe e përshkroi argumentin e saj si "një keqinterpretim historik", duke pretenduar se as kancelarja Angela Merkel nuk pajtohet as me të.

Në një fjalim me temë politikën e sigurisë të martën, Kramp-Karrenbauer u përpoq të qetësonte tensionet duke thënë se ajo pajtohet me Macron se Evropa duhet të bëjë më shumë për veten. “Vetëm nëse e marrim seriozisht sigurinë tonë, Amerika do të bëjë të njëjtën gjë. Presidenti francez sapo e deklaroi këtë. Dhe unë jam dakord me të”, tha ajo.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes nuk u tërhoq në argumentin e saj thelbësor - këmbëngulja e saj se BE nuk ka zgjidhje tjetër veçse të varet nga SHBA si një partner i ngushtë. "Për një të ardhme të parashikueshme" SHBA do të mbetet "aleati më i rëndësishëm në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes", tha ajo.

Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të ShBA, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Këto janë fakte kthjelluese”, shtoi ajo.

Kramp-Karrenbauer përsëriti dhe mbrojti argumentet e ngritura gjatë një fjalimi të mëparshëm në tetor, në të cilin shprehej se "iluzionet e autonomisë strategjike evropiane duhet të marrin fund" sepse "evropianët nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë rolin thelbësor të Amerikës si një ofrues sigurie".

Autonomia strategjike është një koncept i mbështetur nga Macron, i cili argumenton se BE-ja duhet të bëhet më e fuqishme në skenën botërore dhe më për të vepruar në mënyrë të pavarur në një gamë të gjerë fushash, nga operacionet ushtarake te politika industriale - veçanërisht pasi SHBA po zhvendos gjithnjë e më shumë fokusin e saj nga Evropa në Azi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy