Deputeti Blen Blushi ka bërë të ditur se dekreti që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk do të kalojë për shqyrtim në seancën e kësaj të enjteje. Shkak sipas tij është mungesa e votave të mazhorancës. Blushi shkruan në rrjetet sociale se PS e LSI po negociojnë për disa vende pune dersia të mbledhin 71 votat e nevojshme.



