Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e PS dhe ministrit e kabinetit qeveritar.
Takimi i përjavshëm po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë në orën 9:00 kryeministri Rama do të mbledhë edhe grupin parlamentar dhe në qendër të diskutimit është axhenda e parlamentit për këtë të enjte dhe qëndrimi që do të mbajnë deputetët e mazhorancës në lidhje me debatin për reformën zgjedhore.



