Tahiri i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë, para prokurorëve sot në orën 14:00

Tahiri i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë, para prokurorëve sot në orën 14:00

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Sipas “BalkanWeb”, Tahiri do të paraqitet sot në orën 14:00 në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku do të ketë një takim me prokurorët e çështjes së tij.

Tahirit i ka mbërritur sot në banesë kërkesa e cila mban firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe kërkohet në Prokurori për të dëshmuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë me bandën e Habilajve, anëtarët e të cilëve janë arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh, por Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.

Një ditë më parë, 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit për disa orë me radhë. Kujtojmë se ditën e parë pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj”, Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla por që nuk u realizua kurrë.

Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy