Bastet e paligjshme/ Zhabina: Pa mbështetjen e policisë kjo industri nuk mund të vazhdojë. Opozita nuk flet se mund të ketë interesa (VIDEO)

Bastet e paligjshme/ Zhabina: Pa mbështetjen e policisë kjo industri nuk mund të vazhdojë. Opozita nuk flet se mund të ketë interesa (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Economy se të parët e interesuar për industrinë e paligjshme të lojërave të fatit janë grupet kriminale. 

 

Sipas Zhabinës është policia ajo që mbyll sytë në mënyrë që kjo industri të vijojë. 

 

Paratë shkojnë në të zezë, në dorën e kujt nuk e dimë. Të interesuarit e parë janë grupet kriminale të qyteteve të ndryshme. Ata janë të interesuarit e parë që kontrollojnë këtë industri në qytetet kryesore. Askush nuk mund të bëjë llogari sa është shifra e parave që këto grupe qarkullojnë. Janë të gjitha në të zezë. Kaq shumë para në duart e grupeve kriminale. Krijojnë probleme të mëdha. Ka probleme sociale. Në 2018 na u tha që njerëzit nuk do krijojnë varësi, ndërkohë që varësia është njëlloj, dhe shteti nuk ka informacion. Shteti ka humbur të ardhurat fiskale. Një problematikë tjetër ka të bëjë me kontrollet që kanë institucionet mbi këtë gjë. Kemi parë ngjarje të ndryshme kriminale kanë pasur prapavijë kontrollin e kësaj industrie. 

 

Policia nga informacionet që ne kemi herë pas herë bëhet pjesë e kësaj industrie duke përfituar para në formën e korrupsionit. Është policia ajo që mbyll sytë që kjo industri të vazhdojë. Për të mos folur për ndikimet në institucione të ndryshme. Këto janë problematikat që solli mbyllja e basteve. Nuk ishin asnjëherë të mbyllura, ka probleme ekonomike, sigurie dhe sociale.

 

SPAK na e ka thënë se cili është sektori më i pëlqyer për të pastruar para, është ndërtimi në Tiranë dhe bregdeti i vendit. Këtu është interesi më i madh i këtyre grupeve. 

 

Përmes kërcënimeve, presionit dhe dhunimit. Kemi diskutuar për ngjarje të ndryshme kriminale. Po kujtoj një ngjarje në Lushnje, për vendosjen e një lënde plasëse, ku mendohet se ishte konflikt për bastet. Nuk raportohet nga personat e dëmtuar se po kryejnë paligjshmëri dhe nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Në qytete të ndryshme dihet kush janë këta persona. 

 

Hetimet kanë nxjerrë që drejtorë të rëndësishëm të policive në qarqe kanë lejuar këtë paligjshmëri. Një prej tyre ka qenë drejtori në Lezhë. Kjo industri nuk mund të qëndrojë në këmbë pa dijeninë e drejtorit të qarkut. Kemi parë angazhim ndryshe nga Skënder Hita, ku në një takim që pati me vartësit dy prioritet që vendosi ishte lufta kundër basteve të paligjshme dhe call center-ave. 

 

Opozita nuk ka folur për shumë gjëra. Tregu i basteve është specifik, ku përfaqësues të opozitës mund të kenë interesat e veta. Përveç se ka kapur institucionet e sigurisë, ka kapur dhe në nivel politik. Këto para, diku do të shkojnë për ndikim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy