Britania e Madhe prezanton masa të reja për të luftuar imigracionin e paligjshëm

Britania e Madhe prezanton masa të reja për të luftuar imigracionin e paligjshëm

Qeveria e re britanike detajoi masat e reja më 21 gusht për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Me motin e mirë, emigrantët mbërrijnë pothuajse çdo ditë në bregdetin anglez pasi kalojnë kanalin e La Manshit me varka.

Të hënën ishin më shumë se 200, të shtunën pothuajse 500. Më 11 gusht, ishin më shumë se 700, një rekord që kur laburistët erdhën në pushtet në fillim të korrikut.

“Ne po marrim masa të forta dhe të qarta për të forcuar sigurinë në kufijtë tanë dhe për të siguruar që rregullat të respektohen dhe zbatohen ”, tha në një deklaratë ministrja e Brendshme Yvette Cooper.

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm ishte një nga subjektet e rëndësishme të fushatës elektorale, pas 14 vitesh qeverisje konservatore. 

Me ardhjen në pushtet në korrik, kryeministri laburist Keir Starmer  braktisi planin e paraardhësve të tij për të dëbuar emigrantët që mbërritën ilegalisht në Ruandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy