Policët 12 orë punë dhe pa pushime/ Fishta: Duhet respektuar ligji për orët shtesë, rritja e pagave relativisht e mirë (VIDEO)

Policët 12 orë punë dhe pa pushime/ Fishta: Duhet respektuar ligji për orët shtesë, rritja e pagave relativisht e mirë (VIDEO)

Sadetin Fishta, kryetar i shoqatës së punonjësve të policisë së shtetit në një intervistë për MCN Live ka komentuar lidhur me orët shtesë të punonjësve për të cilat u shpreh se duhet të respektohet ligji.

Ai tha se punonjësit e policisë duhet të kenë të gjitha kushtet e nevojshme edhe me orar të zgjatur dhe ata duhet të deklarojnë nëse janë dakord apo jo me këto orë pune shtesë.

Sipas tij ende nuk janë paguar orët shtesë më herët duke krijuar dhe pasiguri tek ata, ndërsa shtoi rritja e pagave ka ndikim relativisht të mirë.

Drupal Ad

 

 

 

Ngarkesat në polici kanë qenë të vazhdueshme. Punonjësit nuk është vetëm për sezonin veror por dhe gjatë vitit për shumë shërbime shtesë përveç atij bazë që e kanë të detyrueshëm 40 orë në javë. Policia vendore Tiranë, Durrës, Vlorë veçanërisht që kanë pasur dhe turizëm vjetor kanë pasur gjithmonë mbingarkesa që kanë ardhur sepse drejtuesit kanë qenë të detyruar ti ngarkojnë me shërbime shtesë për shkak dhe të situatave dhe fluksit të turistëve që ka filluar që para nisjes së sezonit.

Patjetër që punonjësit e policisë dhe drejtuesve u është dhënë porosia që duhet të kenë kujdes në trajtimin e orëve shtesë në radhë të parë duke respektuar ligjin, sepse në terren ka dalë që një pjesë e mirë e drejtuesve dhe e kanë tejkaluar këtë urdhër.

12 orëshi është një detyrim që po i bëhet punonjësit të policisë. Çdo punonjës që ka bërë 50 orë në javë nuk lejohet të punojë më shumë orë shtesë, por fakti që bën 12 orë në ditë e ka tejkaluar pra e ka dyfishuar atë që ka parashikuar ligji, kjo është mbingarkesë jashtë aftësive të veta sepse ka nevojë dhe për qetësim, rehabilitim dhe të jetë pranë familjes sepse mbi të gjitha ata janë familjarë.

Më tej ai shtoi se një hetim i avokatit të popullit për këtë është i drejtë për shkak se duhet respektuar ligji dhe e dyta nëse këta punonjës do kalojnë 50 orë në javë duhet ta deklarojnë nëse janë apo jo dakord sepse në të kundërt eprori i tij duhet të përgjigjet për shpërdorim detyre.

Normalisht drejtoria e përgjithshme duhet të krijojë dhe një komision kur merr të tilla vendime, komision i cili deri tani nuk na është bërë i ditur ne si sindikatë. Orët shtesë patjetër që ka pasur por akoma nuk janë paguar ata që kanë punuar më herët dhe pagesa ka efektet e veta psikologjike dhe performanca e punonjësve të policisë, krijon dhe pasiguri nëse do paguhet apo jo kjo periudhë shtesë pune.

Mospagesa e orëve shtesë sjell pasojën e krijimit të një gjendje jo normale brenda punonjësve të policisë duke i vendosur në stres dhe punën do e kryejnë me një perfomrancë jo të mirë.

Rritja e pagave ka sjellë një frymë tjetër brenda radhëve të policisë, kjo rritje me vendimet që dolën është e mirë për ta varion  nga 13%-34% sidomos këtë rritje më të madhe e kanë punonjësit në terren, kryesisht inspektorët të cilët nga rreth 700 u shkon te 900.

I pyetur për vakancat në polici, Fishta tha se ato vijnë për një sërë arsyesh sic ëhstë mosha ku 17% kapin moshën e daljes në pension, ndërsa theksoi se vakancat më shumë janë në shërbimet e policisë të cilët janë më të ngarkuar.

Shumë largohen nga policia për shkak atë moshës, pra është një nivel i lartë i moshës mesatare ku një pjesë e mirë 17% kapin moshën 60-65 vjeç, pra janë në prag të pensionit dhe ligji i ri që do dali në trajtimin e punonjësve të policisë.

Fakti që kërkesat janë më të larta për gratë do të thotë se kemi nivel të ulët të pjesëmarrjes së tyre në policinë e shtetit dhe ka disa kritere të këshillit të Evropës për negociatat dhe ne duhet të kemi një tjetër përqindje në raport. Pastaj ka dhe shumë vende që gratë kanë performancë më të mirë gratë se burrat siç është policia kufitare. Vakancat më shumë janë në shërbimet e policisë të cilët janë më të ngarkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy