
Një përplasje e dhunshme mes të burgosurve shkaktoi të paktën 15 të vdekur dhe 14 të plagosur në burgun më të madh të Ekuadorit.
Kështu deklaruan autoritetet të martën, të cilët nuk kanë dhënë shumë detaje mbi dinamikën e ngjarjes.
Zyrtarët e burgut thanë se policia dhe ushtria ishin vendosur për të marrë kontrollin e objektit.
Burgu Litoral në Guayaquil, skena e trazirave të shpeshta dhe vrasjeve masive, aktualisht strehon rreth 10.000 të burgosur, dyfishi i kapacitetit të tij.
Burgjet e Ekuadorit janë ndër më të rrezikshmit në Amerikën Latine.



