Cakrani: Veliaj ka kërcënuar Dadon, Apeli s'do pranojë t’i ndryshojë masën e sigurisë. Regjistrohet si procedim penal

Cakrani: Veliaj ka kërcënuar Dadon, Apeli s'do pranojë t’i ndryshojë masën e sigurisë. Regjistrohet si procedim penal

Avokati Kujtim Cakrani tha në studion e MCN Informacion se kryebashkiaku Veliaj po rëndon pozitën e tij me kërcënimet ndaj prokurorit Ols Dado dhe se për këtë arsye atij nuk do i ndryshohet masa e sigurisë së Apel.

Sipas Cakranit kërcënimet dhe shantazhet regjistrohen si kërcenim penal.

Nga dhomat e paraburgimit paske kohë të thuash ‘Ti nuk e di më je kë mpleksur’. E kupton se çfarë akuze e rëndë është kjo? Është kërcenim. Është neni 318 i Kodit Penal që kërcënimi ndaj gjyqtarit prokurorit dhe avokatit është kërcënim. Urgjent regjistrohet si procedim penal. Të kishim kërcënuar në sallë të gjyqit, do ishim arrestuar aty. Ka njerëz që janë arrestuar në sallë të gjyqit.

Si ka mundësi, si pretendon ti, në Apel që të zëvendësohet ty masa, kur prokurori do të shkojë në Apel me kërkesën dhe do i thotë gjithë këtë periudhë 1-mujore sa ka ky në paraburgim na ka kërcënuar, na ka intimiduar, na ka shantazhuar. Vetëm me këtë arsye Gjykata e Apelit nuk ta pranon ndryshimin e masës. Do ta rëndojë pozitën e Veliajt.

Cakrani thotë se nuk mund të thuhet kurrsesi që arrestimi i Veliajt është i paligjshëm, dhe se kryebashkiaku ka gabuar me veprimet e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy