Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se mbetet ende e paqartë se kush është e deleguara për të drejtuar Bashkinë Tiranë, ashtu siç është e paqartë dhe ndërhyrja e kryeministrit në këtë institucion.
Në momentin kur bëhet delegimi, bëhet për një arsye. Personi nuk mund ta ushtrojë detyrën praktikisht dhe e delegon. Prandaj flas për rrëmujë. Kur delegoj të drejtën e firmës, nuk mund të kemi të drejtë të firmosim të dy. Që kur u deklarua zyrtarisht që kompetenca delegohen tek Ristani supozohet që vulën e ka Ristani.
Nga vendi ku ndodhet i izoluar Veliaj lëshon urdhër dhe delegon një tjetër nënkryetare. Kjo është rrëmuja. Nuk e di sa janë ndjekur proceduar që nga momenti i parë. Nëse një nga nënkryetarët nuk është deleguar me akt, firma e saj nuk ka vlerë. Po flas për një mënyrë rrëmujaxhie në drejtimin e institucioneve.
Mbetet e paqartë ndërhyrja e kryeministrit nëse ai ka të drejtë apo jo të futet në bashki, të mbledhë stafin drejtues. Mbetet e paqartë se kush është me letra i deleguari, për të drejtuar Bashkinë Tiranë.



