Tërmeti 5.1 ballë shkund sërish Shqipërinë, lëkundje dhe në vendet fqinje (VIDEO)

Tërmeti 5.1 ballë shkund sërish Shqipërinë, lëkundje dhe në vendet fqinje (VIDEO)

Mesditën e së shtunës,  Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte  38 km nga Tirana dhe 10 km në lindje të Burrelit. Lëkundja e tërmetit ishte  regjistruar në thellësi 10 km, dhe mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi, ndërsa në vend zonat më të prekura ishin Mati, Klosi, Dibra dhe Tirana.

Fillimish u përfol se nuk kishte dëme materiale dhe njerëzore, por Emergjencat Civile raportojnë për 235 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun e Dibrës. Dëmtime në banesa ka patur edhe në Bashkinë e Matit,  ku raportohen 90 shtëpi që kanë pësuar carje muresh dhe tavanësh. Nga këto 35 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Por pavarësisht kësaj goditjeje, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka pohuar se gjatë natës janë regjistruar të paktën 10 tërmete të tjera, nga ora 22:40 deri në orët e para të mëngjesit të së djelës. Mësohet se lëkundjet gjatë natës kanë qenë të lehta,  nën 2. 4 të shkallës rihter dhe që nuk janë ndjerë nga njerëzit.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy