BE kundërshton ofertën e Theresa May për emigrantët (VIDEO)

BE kundërshton ofertën e Theresa May për emigrantët (VIDEO)

Emmanuel Macron në samitin e tij të parë të BE-së si udhëheqës i Francës

Oferta "e drejtë dhe serioze" e Kryeministres britanike Theresa Maj për të drejtat e emigrantëve të BE është refuzuar nga dy zyrtarë të lartë të Brukselit.

Maj thotë se kushdo që ka jetuar në Britani të Madhe për më shumë se pesë vjet automatikisht do të marrë të njëjtat të drejta si populli britanik.

Kjo nuk është e mjaftueshme, sipas presidentit të Komisionit Evropian.

"Ky është një hap i parë, por ky hap nuk është i mjaftueshëm", tha Jean-Claude Juncker ndërsa mbërriti për bisedime në ditën e dytë të samitit të BE në kryeqytetin belg.

Komentet e tij u përsëritën nga Donald Tusk, i cili kryeson të gjitha samitet e BE.

"Përshtypja ime e parë është se oferta e Mbretërisë së Bashkuar është nën pritjet tona dhe rrezikon të përkeqësojë situatën e qytetarëve", tha ish kryeministri polak.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE thonë se duan të bëjnë një marrëveshje mbi të drejtat e 3.2 milion qytetarëve të BE që jetojnë në Britani, si dhe 1.2 milionë britanikë që jetojnë jashtë.

Një propozim me shkrim pritet të dërgohet të hënën, me Tuskin duke premtuar se 27 vendet antare të bllokut  BE do të analizojë linjën e propozimit me detaje.

Të gjithë sytë ishin drejtuar tek presidenti francez Emmanuel Macron, përpara samitit të tij të parë të BE si udhëheqës.

Ai tha se donte një shqyrtim më të madh mbi investimet e huaja dhe rregullat 'më të drejta' për tregtinë globale.

Presidenti Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel ishin të etur për të paraqitur një front të bashkuar në një konferencë të rrallë të përbashkët për shtyp.

"Partneriteti midis Francës dhe Gjermanisë është kushti i domosdoshëm për Evropën për të ecur përpara. Por kjo nuk është kushti i vetëm ", tha Macron.

Çifti do të mbajë bisedime përsëri në takimin e G20 të muajit të ardhshëm në Hamburg, Gjermani.]

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy