
Teksa rreziku që vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve të brumërave është evident edhe në Shqipëri, Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskale me qëllim që zinxhiri i falimentimit të furrave që po ndodh në Europë, të mos ndodhë edhe në Shqipëri.
Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkëpia tha për “MCN live” se kolapsi që ka Europa për furnizimin me energji dhe me shtrenjtimin e çmimeve të përbërësve të bukës dhe produkteve të brumërave , si miell, margarina, vaji, etj nga furnizohet Shqipëria janë dallgë të krizës që kanë ardhur edhe në Shqipëri.
Në këtë kuadër ata i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, të cilën e njoftojnë me krizën në këtë sektor veçmas të prodhuesve artizanal të bukës në Shqipëri.
Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë janë shqetësimet kryesore të prodhuesve të bukës në Europë. Për këtë arsye Konfederata Evropiane e Organizatave Kombëtare të Furrave dhe Ëmbëlsirave (CEBP) ku bën pjesa edhe shoqata e prodhuesve shqiptarë, i ka në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ngrenë shqetësimin se lufta Rusi-Ukrainë ka rritur kostot prodhuese.
Prodhuesit në Europë paralajmërojnë se shtimi i kostove do të rrisë edhe më shumë mbylljen e furrave dhe për këtë arsye kërkojnë që për kompanitë ushqimore të bëhen ndërhyrje të përkohshme te TVSH, taksat apo tarifat e tjera.
Andaj ne kërkojmë se që të njihet roli themelor i bukës artizanale dhe tradicionale, pra duke u garantuar kompanive tona akses në energji dhe lëndë të para, duke pasur parasysh atë statusin si ushqim bazë.
Që barrierat tregtare për importet e vendeve të treta të ndalen sa më shumë, me rregull për të parandaluar mungesën e lëndëve të para bujqësore esenciale për prodhimin e bukës.
Që aksesi në masat zbutëse të garantohet për operatorët tanë mikro, të vegjël dhe furrat e mesme dhe pastiçeritë, duke miratuar masa strukturore për të zbutur ndikimi i inflacionit në kostot e energjisë, transportit dhe punës, si dhe fleksibiliteti në nivel lokal masat mbështetëse dhe ndihma shtetërore për operatorët e kompanive tona ushqimore në çështje të tilla si TVSH, taksat, tarifat, të përkohshme ose të papunësisë.



