Skandali tek Onkologjiku, Rusta: Të gjithë zyrtarët e lartë të QSUT-së pritet t’i nënshtrohen hetimit. Fico ka dhënë deklarime (VIDEO)

Skandali tek Onkologjiku, Rusta: Të gjithë zyrtarët e lartë të QSUT-së pritet t’i nënshtrohen hetimit. Fico ka dhënë deklarime (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se pritet që të gjithë zyrtarët e lartë të QSUT t’i nënshtrohen hetimit. Më tej, gazetari bëri me dije, se edhe ish-drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë deklarime në lidhje me çështjen.

 

Drupal Ad

 

 

 

Hetimet janë të hapura. Pritet në rast të dokumentimit të elementëve të korrupsionit aktiv dhe pasiv kjo dosje t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut.

Referuar dosjes së bërë publike, rezulton se pjesë e verifikimeve është bërë dhe ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico e cila ka thënë se është Qiriazi ajo që unë kam udhëzuar të merret me rikthimin në punë të pajisjes së terapisë së kobaltit.

Çfarë nuk ka funksionuar? Çfarë është bërë pjesë e skemës korruptive? Të gjithë zyrtarët e lartë të QSUT-së pritet t’i nënshtrohen këtij hetimi.

Referuar materialeve hetimore, deklarime ka dhënë dhe Albana Fico, e cila edhe në media ka thënë se shumë shpejt kjo terapi do të jetë funksionale, por kanë kaluar vite dhe kjo pajisje vijon të jetë jashtë funksionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy