Qeveria do të rrisë me 10% pagat për mësuesit. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me mësues nga i gjithë vendi. Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e pagave është rezultat i suksesit të reformave. Kreu i qeverisë paralajmëroi rritje të rrogave edhe për mjekët e infermierët.



