
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës rihter u regjistrua në orën 13:03 me orën lokale (03:03 me orën tonë) në brigjet e Ishujve Solomon, në jug të Oqeanit Paqësor.
Prej tërmetit, është dhënë një paralajmërim për cunami.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan Usgs, tërmeti e kishte epiqendrën në rreth 12 km thellë dhe 20 km nga bregu perëndimor i ishullit Guadalcanal.
Për momentin nuk ka informacione për dëme në njerëz apo objekte. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTWC) ka lëshuar një alarm për valë të mundshme anormale në brigjet e Solomonëve brenda 300 km nga epiqendra e tërmetit.



