Pensionet, Lazimi: Qeveria të ulë tatimin mbi pagat që të shtohen kontributet, duhet politikë stimuluese (VIDEO)

Pensionet, Lazimi: Qeveria të ulë tatimin mbi pagat që të shtohen kontributet, duhet politikë stimuluese (VIDEO)

Për ekspertin e ekonomisë Majlind Lazimi, qeveria ka rol të rëndësishëm për të luajtur në reformimin e sistemit fiskal.

Në emisionin MCN Economy, ai deklaroi se kemi tatim 23% për pagat e larta dhe informalitet për shkak se një pjesë e tyre për shkak të tatimit kaq të lartë, nuk e deklarojnë të gjithë pagën.

Sipas tij, qeveria për të rritur numrin e kontributorëve, duhet të ulë taksat për tatimin mbi të ardhurat personale.

Nëse i thua do paguash 10-15%, e stimulon që të deklaroj pagën reale. Kontributin e tij e fut në skemë dhe do rritësh disa mijë numrin e kontributotëve.

Nuk është se ke ulur shumë nga ulja e tatimit, se këta i ke pasur jashtë skeme. Kjo do të thotë ulje të numrit të tatimpaguesve. Duhen futur brenda sistemit, duke ulur taksat.

Kemi gati 50% të të punësuarve në bujqësi, bujqësia në vetvete rënkon, ndërkohë që gjysma e popullsisë punon aty.

Të gjitha këto nuk shkojnë, duhet strategji si të zhvillojmë një pjesë të pjesës aktive nga zonat rurale në zonat urbane, në mënyrë që të kenë mundësi që të marrin një pagë për vete dhe të paguajnë për sistemin.

Do të duhet t’u themi të rinjve, cilët janë sektorët që kanë më shumë vlerë të shtuar, sektori i teknologjisë, ofron pagë më të mirë për të rinjtë paga 2-3 mijë euro.

Si të bëjmë që një pjesë e këtyre të mos jenë jashtë sistemit? Duhet politikë stimuluese, me taksa të ulëta që të futen në sistem dhe t’i mbash në skemë.

Me tatim 5%-10% mund të deklarojnë pagën reale. Në mënyrë që trendin negativ ta kthejmë në pozitiv.

Kemi probleme me lindshmërinë ka rënë me 1.2 për çift. Më parë ka qenë 1.5 dhe 2.

Viti i fundit kishte më shumë vdekje se lindje. Duhen politika stimuluese për të rritur lindshmërinë.

Pse mos të jetë bonusi i bebes progresiv dhe i vazhdueshëm, nëse ke dy fëmijë të japësh 50 euro në muaj për fëmijë, nëse ke tre fëmijë, t’i japësh 70 euro për fëmijë, deri në moshën 5 vjeçare.

Duke folur për kontribuesit emigrantë, deklaroi se për aq kohë sa këta njerëz kanë kontribuar shumë vite në skemë dhe nuk përfitojnë nga pensioni sepse jetojnë jashtë është përfituese për skemën, ose nuk marrin fare pension për shkak të marrëveshjeve mes vendeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy