Eurobondi me vlerë 600 milionë euro, Soko: Shqipëria nuk ka plan kur merr borxh, po ngarkojmë brezat pasi nuk ka përfitime

Eurobondi me vlerë 600 milionë euro, Soko: Shqipëria nuk ka plan kur merr borxh, po ngarkojmë brezat pasi nuk ka përfitime

Qeveria ka marrë një hua në vlerën e 600 milionë eurove në tregjet ndërkombëtare financiare. Lidhur me këtë çështje, eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se qeveria nuk ka plane kur i merr këro borxhe, por e bën vetëm se mundet. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Soko thotë se asnjëherë nuk ka pasur një listë me investimet që do bëhen me paratë e marra borxh veç një fjalie ‘copy-paste’ të kaluar nga relacioni në relacion. “Shqipëria nuk ka plan kur merr borxh. Asnjëherë nuk kam parë një listë me investimet që do bëhet me lekët që do merren borxh. E vetmja gjë është një fjali e thatë që merret 'copy-paste' që thotë pjesa tjetër do të shkojnë në investime në arsim etj. Qeveria nuk merr borxh pse ka nevojë, apo ka plan, merr borxh se ka mundësi të marrë borxh dhe ajo që lind pyetja, lekët e borxhit ku shkojnë. Në cilat projekte shkojnë. Nuk e di kush janë projektet që do financohen. Pse 600 dhe jo 550 milionë p.sh? Kush është përfitimi që do marrë ekonomia, qeveria dhe taksapaguesit. Po ngarkojmë brezat që do vijnë me detyrimi, nuk shoh përfitime. Asnjëherë nuk kam marrë vlerë të shtuar nga borxhi. As sa borxhi nuk na shkon neve rritje ekonomike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy