Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për 4 rusët që u gjetën në vdekur në një hotel në Qerret

Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për 4 rusët që u gjetën në vdekur në një hotel në Qerret

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për 4 rusët që u gjetën pa shenja jete në një hotel në Qerret, në 15 tetor të vitit 2021.

Shkak për këtë vendim është bërë moskthimi i përgjigjes së letërporosive nga Rusia për autopsinë e 4 viktimave.

Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.

Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë.

Sipas akt ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se ata ndërruan jetë nga asfiksia nga dyoksidi i karbonit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy