
Shumica e grave kalojnë një periudhë stresi kur bëhet fjalë për faktin se çfarë duhen të veshin në darkën e Vitit të Ri.
Nëse mendoni se veshjet me shkëlqim a janë edhe këtë vit, përgjigjen e sjell stilistja nga Zvicra Ina Gjoka.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ajo sugjeron jo vetëm veshje elegante por edhe ‘casual’ në darkën festive të ndërrimit të moteve.
Unë mendoj se secili prej nesh kërkon të vishet dhe të japi më të bukurën e vetes së saj në festën e fundvitit.
Por në festa e fundvitit nuk është e thënë që ne duhet të vishemi sa më elegant dhe të jemi të sofikstikuar, është një festë që shumica prej nesh e feston në ambiente familjare dhe kërkohet e rekomandohet që të vishemi sa me ‘casuale’, me pulovra të gjera, të thjeshtë, të kuruara me disa funde siç është fantazia e copës skoceze që është një copë mjafte përshtatur për këtë festë.
Poashtu kemi ngjyrat kuqe, jeshile, gold.
Të përshtatemi me festën, një pulovër do bënte punë, kurse për djemtë është më e thjeshtë në veshje. Ngjyra e zezë nuk del asnjëherë prej modës, por mund t’ia shtojmë një detaj.
Mendoj se të kuqen jo shumë tentojnë ta veshin se jo gjithkujt i shkon por është nga ngjyrat më festive.



