Detaje tronditëse zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare është përdhunuar për 4 vite me radhë nga një 53-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia.
Burime për MCN bëjnë me dije se autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen. Babai i vajzës e kishte xhaxha 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje.
Në foto: Kabuli Hunda
Në një rrëfim të dhimbshëm nëna e 16-vjeçares tregon se historia ka nisur që e bija ka qenë 12 vjeçe, ndërsa kërkon që për ngjarjen të bëhet sa më pak zhurmë.
E pyetur nga gazetarja se çfarë do të bëjnë për rastin, ajo thotë se do ta lënë në heshtje.
Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar po i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare. Trembemi por jemi në dijeni që të mos e nxjerrim në TV sepse kemi shumë frikë. Trembemi se marrim një opinion shumë të keq.



