Britani/ Boris Johnson: Jemi ende të kërcënuar nga koronavirusi

Britani/ Boris Johnson: Jemi ende të kërcënuar nga koronavirusi

Boris Johnson i kërkoi publikut britanik të vazhdojë distancimin shoqëror ndërsa pranoi "sfidën" e bllokimit.

Duke shkruar në “Mail on Sunday”, Johnson tha se "sakrificat e publikut janë shpërblyer", por njerëzit do të duhet të vazhdojnë ende distancimin shoqëror.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se ai nuk e "nënvlerëson faktin se sa e vështirë ka qenë që të gjithë të shkëputen nga miqtë dhe prindërit, fëmijët dhe nipërit e mbesat, vëllezërit dhe motrat... lidhje jetësore njerëzore që janë mohuar mizorisht për të gjithë nga kjo sëmundje tinëzare. Por Mbretëria e Bashkuar nuk ka përmbushur ende realizimin e pesë testeve që lejojnë fillimin e heqjes së masave distancuese”, ka thënë Johnson.

Njerëzit në Angli tani janë në gjendje të kalojnë më shumë kohë jashtë dhe të fillojnë të kthehen në punë, por shkollat ​​dhe shumica e bizneseve mbeten të mbyllura.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë vdekje se çdo vend tjetër evropian për shkak të koronavirusit, me 34 466 persona.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy