Kthimi i emigrantëve dhe dyndja e automjeteve, ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës. Ndonëse kjo problematikë ishte më së shumti gjatë fundjavës, tashmë trafiku i rënduar po haset edhe gjatëë mbrëmjeve në qytetin bregdetar. Kjo situatë është më së shumti në rrugën Transballkanike, Lungomare, bulevardi “Vlorë-Skelë”, si dhe akset që i lidhin këto rrugë nacionale. Qytetarëve ju duhet që të qëndrojnë në më tepër se 2 orë në trafik për të shkuar në destinacionet përktëse.



