Studimi zbulon si po rritet mosbesimi te ekspertiza shëndetësore

Studimi zbulon si po rritet mosbesimi te ekspertiza shëndetësore

Në epokën e rrjeteve sociale dhe informimit të shpejtë, të shumtë janë ata që priren të mos u besojnë agjencive shëndetësore shtetërore dhe grupe të tjera të besueshme shëndetësore. Një studim i botuar në revistën “Nature” është përqendruar te epidemia e fruthit të vitin 2019 dhe bisedat e rreth 100 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut lidhur me vaksinën e tij. Studimi është kryer nga Universiteti “George Washington” dhe zbulon sesi mosbesimi te udhëzimet shëndetësore mund të përhapet dhe të mbizotërojë bisedat në internet gjatë dekadës së ardhshme, duke vënë në rrezik përpjekjet e shëndetit publik për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19 dhe pandemitë e ardhshme përmes vaksinimeve.

Studimi është një mënyrë për të kuptuar më mirë si përhapet online mungesa e besimit në ekspertizën shkencore.

"Ka një luftë të re botërore në internet, që kërcënon besimin në ekspertizën shëndetësore dhe shkencë, veçanërisht me keqinformim në lidhje me COVID-19, por edhe mosbesim te kompanitë e mëdha farmaceutike dhe qeveritë", thotë dr. Neil Johnson, një nga autorët e studimit. "Askush nuk e dinte se si ishte kjo fushë beteje, kështu që ne u vendosëm ta zbulojmë."

Gjatë shpërthimit të fruthit në vitin 2019, ekipi hulumtues ekzaminoi komunitetet e Facebook-ut, në total rreth 100 milionë përdorues, të cilët ishin aktivë për temën së vaksinës dhe kishin formuar një rrjet shumë dinamik, të ndërlidhur nga pikëpamja e qyteteve, vendeve, kontinenteve dhe gjuhëve. Ekipi identifikoi tre kampe që përfshijnë komunitete pro-vaksinimit, komunitete kundër vaksinimit dhe komunitete të individëve të pavendosur, si grupet e prindërve. Duke u nisur nga një komunitet, studiuesit kërkuan të gjenin një të dytë që ishte mpleksur me origjinalin etj., për të kuptuar më mirë sesi ndërvepronin me njëri-tjetrin.

Ata zbuluan se, megjithëse ka më pak individë që janë kundër vaksinave në Facebook sesa ata që janë pro, në Facebook ka pothuajse tre herë më shumë kundër vaksinimit sesa pro vaksinimit. Kjo lejon që komunitetet kundër vaksinimit të përzihen shumë me komunitetin e të pavendosurve, ndërsa komunitetet pro vaksinimit mbeten kryesisht periferike.

Ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë të zhvillojnë një vaksinë efektive COVID-19, përhapja e dezinformimit dhe keqinformimit shëndetësor ka implikime të rëndësishme për shëndetin publik, veçanërisht në median sociale, e cila shpesh shërben si një përforcues dhe ekuilibrues i informacionit. Studiuesit propozuan disa strategji për të luftuar kundër dezinformimit në internet, duke përfshirë ndikimin në heterogjenitetin e komuniteteve individuale dhe manipulimin e lidhjeve midis komuniteteve në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e pikëpamjeve negative.

"Agjencitë e shëndetit publik, platformat e mediave sociale dhe qeveritë mund të përdorin një hartë si e jona dhe strategji tërësisht të reja për të identifikuar se është skena më e madhe e veprimtarisë në internet dhe angazhojnë dhe neutralizojnë ato komunitete që gjenerojnë dezinformata kaq të dëmshme për publikun", tha Dr. Johnson. /Medicalxpress /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy