Konfirmohet takimi/ Thaçi: E pres Kurtin, siç ka kërkuar ai më 6 janar (VIDEO)

Konfirmohet takimi/ Thaçi: E pres Kurtin, siç ka kërkuar ai më 6 janar (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi  ka konfirmuar se do ta presë në zyrën e tij për ta mandatuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, me 6 janar, ashtu siç ai ka kërkuar.

Thaçi në konferencën e fundvitit, ka thënë se e mirëpret Kurtin në zyrën e tij me datë 6 janar në orën 15:00 dhe thotë se ata nuk mund të sillen me hatërmbetje.

 ‘E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hartime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar’, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka kujt t’i drejtohet, kur është pyetur pse. 

‘Është obligim kushtetues i Presidentit të Kosovës që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës njëherë brenda vitit. Unë me dëshirën më të madhe do të doja t’i drejtohesha, por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në javët e para të janarit të kemi funksionalizimin’.

Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në formimin e Qeverisë.

‘Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit për t’u takuar dhe të diskutojmë për t’u nominuar. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë. Ndërsa për krijimin e Qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të interferojë’, ka thënë Thaçi.

Thaçi tha para mediave se sukses i këtij viti ka qenë edhe organizimi i mirë i zgjedhjeve, derisa ka kërkuar që të formohet sa më shpejt qeveria e re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy