Veprimtari e kundërligjshme në lumin Mat/ Shpallet në kërkim administratori i një subjekti, procedohen 3 punonjës

Veprimtari e kundërligjshme në lumin Mat/ Shpallet në kërkim administratori i një subjekti, procedohen 3 punonjës

Administratori i një subjekti është shpallur në kërkim dhe janë proceduar penalisht 3 punonjës, pasi u ushtronin veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme. 

Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.  Shpallet në kërkim administratori i subjektit që ushtronte këtë veprimtari, procedohen penalisht 3 punonjës. Sekuestrohen 4 mjete të rënda (1 ekskavator dhe 3 kamionë). 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ushtruan kontroll përgjatë lumit Mat, ku konstatuan mjete të rënda të një subjekti që kryente aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe duke dëmtuar shtratin e lumit. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast: 

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; 

-u shpall në kërkim shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy