
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, për rritjen e pagave për mësuesit thotë se deri tani jemi në kuadrin e deklaratave dhe nuk është bërë ndonjë gjë e qartë.
Në një lidhje për MCN Live, ai tha se nuk di ndonjë Kryeministër në botën e qytetëruar që të thotë ti e ke rrogën kaq, unë ta bëj kaq.
Sipas tij, vetëm babagjyshi i Vitit të Ri thotë ça lodre do to se ta sjell unë dhe nëse ka një shtresë që do iu kërkojë falje me përulje në tokë janë mësuesit pasi ka 10 vjet që ju kanë hequr 100 mijë lekëshin e vjetër në fundvit.
Pse i bëjnë tani? Si ngrihet rroga, në bazë të kujt? Se ka dhe një hierarki në arsim, mësuesi më i vjetër, kush ka certifikata më shumë.
Pyetja është sa do marrë një doktor shkencash që është mësues. Kërkuesit e rinj shkencor sa do marrin se iu duhen 500 mijë lekë për një konferencë.
Janë 1000 euro artikujt, kush ka fuqi nga shqiptarët ti paguaj. Mësuesve dhe pedagogeve sa do tua rrisë shtresë e pasur nuk bëhen, se duan të blejnë mjete didaktike.
Mësuesit sa blejnë ca kreditë dhe ikin në shtëpi. Rrit rrogën ti dhe rrit cilësinë në arsim? Kush e thotë këtë? Mund të ketë mësues që nuk e meritojnë të jenë aty fare. Ka mësues me klasa kolektive.
Tani thuhet do bëhet rankimi i shkollave, si i vë baraz të gjithë kur nuk ke infrastrukturë? Hapim qeset e patatinave dhe ç’të na bjerë? Ty aeroplan, ne top, të na e thotë pse tani?
A do ishte normale që një pedagog mjekësie të marrë dy herë më pak se nxënësi i tij kirurg. Që të bëjmë një mësues të mirë, ta harrojmë që e bëjmë vetëm me pagën.
Nuk konsultohet njeri, bëhet për fushatë elektorale. Që t’ua themi njerëzve më hapur, o njerëz edhe mësuesit u varfëruan dhe unë po mundohem ti nxjerr pak nga varfëria që mësuesit të hanë bukë.
Mehmeti shtoi se për edukatoret e kopshtit nuk ka dëgjuar asgjë, duke thënë se një sanitare e cila nuk ka përgjegjësi pasi vetëm lan dhe fshin merr 40 mijë lekë të reja, dhe një edukatore merr po kaq lekë, që ka në dorë jetën e fëmijëve.
Sipas tij, nuk ka më të rëndësishëm se arsimi parashkollor dhe arsimi fillor.
Një fëmije që nuk i zbulohen aftësitë tij në 9 vjet, harroje se pas 16 vitesh do bëjë ndonjë gjë të madhe. Mësuesi i shkollës së mesme, vetëm sa e vesh me një kostum më të mirë dhe e përgatit për shkollën e lartë.
Mësuesit e arsimit parashkollor nuk përmenden fare dhe marrin 3 mijë lekë më pak në pagën e grupit që kanë dhe janë po me shkollë të lartë.
Pastaj duhet diskutuar transporti i mësuesve që nuk paguhen, mjetet didaktike, bonuset që duhet të marrin, në mënyrë që ta kemi arsimin prioritet.
Cilësi në arsim dhe mësues më të mirë ne nuk do fitojmë me këto mënyra që po shohim. Sindikata e pedagogëve tha 20% këtë vit dhe 30% vitin tjetër, ky iu turr sindikatave.
Ndërkohë tani i bëri vetë. Pse propozimi i sindikatave nuk u pranua dhe i Kryeministrit u pranua për të njëjtat shifra. Qeverisja nuk bëhet me shaka, kërkon përgjegjësi.
Ka ardhur një kohë që Kryeministri bën gjithçka që ti themi faleminderit vetëm atij, si diktatura. Ky i di të gjitha.
Pyetja ime është konsultuar me sindikatat për këto rritje, janë institucione të zgjedhura me ligj dhe të dalin ata të thonë që pas konsultimit me Kryeministrit u ra dakord në këtë pikë.
Pedagogët tanë janë më të keqpaguarit në rajon dhe nuk mund tu thuash pedagogëve nxirri nga lekët e tua. Universiteti i Gjirokastrës dhe i Arteve i kanë rritur rrogat? Jo, se nuk kanë mundësi.
As Universiteti i Vlorës. Universitetet po asfiksohen, do mbahen vetëm me Mjekësinë, sa kohë që Gjermania të kërkojë fuqi punëtore.
Ne nuk kemi studentë të letërsisë shqipe në Tiranë. Do bëjmë fjalorin e madh me Kosovën, kush do e lexojë? Kush do ua mësojë nxënësve?
Për 5-10 vitet e ardhshme ne do të kemi papunësi intelektuale në Shqipëri. Në televizione dhe kudo po bastardohet gjuha shqipe.



