Tabloidët anglezë që kërkojnë emrin e vrasësit shqiptar

Tabloidët anglezë që kërkojnë emrin e vrasësit shqiptar

Sapo ka mbaruar burgimin e përjetshëm në Shqipëri për një sërë krimesh të rënda kerkoi azil në Britanine e madhe,  për të mbrojtur sigurinë e tij.

Gjykata po ndalon mediat të identifikojnë njeriun, përfshirë vrasjet dhe krimet qe ka kryer me pare. I denuari me burgim te perjeteshem i tha gjykates britanike se kishte qenë më parë i burgosur në Shqipëri, ndërkohë që në Angli ishte futur me gomone nga Kanali.

Mediat kërkojnë identifikimin dhe deklarimin  e tij të plotë dhe për një gjë të tillë kërkojnë edhe ndihmën e deputetëve konservatorë të parlamentit. Deputeti Philip Davies, u shpreh se "Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik."

Por gjykata as nuk imponohet nga asnjë deklaratë. Ajo mban të fshehtë  identitetin e tij "për hir të sigurisë së tij dhe familjes së tij" - pasi është në rrezik nga mafiozët rivalë.

Çdo lloj apelimi në gjykata më të larta janë hedhur poshtë për këtë çështje.

Emri me gjasë është një një ndër personazhet e botës së krimit në Shqipëri, por gjithsesi pasi ka kryer dënimin  e tij, ka gjithë të drejtën të mbrojë familjen e tij nga hakmarrja. Cështja ka hapur një debat të fortë në Britaninë e madhe, por në fund ligji fiton. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy