Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Medlir Mema në një liudhje skype me MCN Informacion ka komentuar lidhur me ndikimin rus në Evropën Juglindore ku u shpreh se në takimin mes Putin dhe Trump temë diskutimi mund të jetë dhe konflikti në pjesën veriore të Kosovës.
Ai tha se Rusia dëshiron ta ngrijë si konflikt sepse pastaj krijohet dhe si një objekt stabiliteti për të gjithë rajonin dhe kjo është mjaft problematike.
Kur flasim për Evropën Juglindore kemi parasysh Shqipërinë, Kosovën, interesat shqiptare në rajon kjo më bënë të jem më i shqetësuar sepse jam i sigurtë se një prej diskutimeve që Putin do të ketë me Trump, ose të paktën në grupet diplomatike përfaqësuese do të jetë çështja e pjesës veriore të Kosovës që vijon të jetë një debat diskutimi që sigurisht Rusia dëshiron ta ngrijë si konflikt sepse pastaj krijohet dhe si një objekt stabiliteti për të gjithë rajonin dhe kjo është mjaft problematike mendoj unë.
Çështja e Bosnjë-Hercegovinës është një tjetër çështje ku kemi Republikën Srpska e cila nën inkurajimin e Beogradit po mundohet të shkëputet nga Bosnje- Hercegovina, ku një shkëputje e tillë krijon dhe precedentë në vende të tjera, krijon pasiguri në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Kosovë dhe vende të tjera çka do të thotë se kemi pastaj një periudhë destabilizuese për të ardhmen e rajonit.
Këto janë problematike dhe kemi indicie të tillë se takimi në Riad përfaqësia ruse kërkoi rikthimin e NATOs në kufijtë e ‘95, para zgjerimit të Çekisë, Polonisë, Hungarisë, të anëtarësimit në NATO sepse dihet që Rusia nuk i ka sytë vetëm ndaj Ukrainës por i ka sytë për një rinegocim të gjithë hapësirës në Evropë.



