
Pediatria në Spitalin e Lezhës, po haset me një fluks fëmijësh që shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e virusit të stinës apo dhe rasteve me Covid-19. Mjeku Mark Marku thotë se rastet me koronavirus nuk kanë shfaqur simptoma të rënda, ndërsa sipas tij prindërit duhet të konsultohen me mjekun specialist për të marrë kurat e nevojshme.



