Fillimi i vitit të ri akademik në sistemin online, paraqet vështirësitë e veta gjatë rrugëtimit një mujor. Ky është pasqyrimi që dha në studion e lajmeve në TvT, zv.dekanja e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi. Ajo pohoi se jo vetëm për studentët, por edhe për vet stafin pedagogjik, do të jetë sfidë në vehte një mënyrë e tillë e procesit mësimor.
“Ne po përpiqemi edhe në fakt UP dhe bashkë më të edhe Fakulteti Histori-Filologji, kanë marrë masa për këtë proces mësimor, krijuam oraret dhe u u përgatitëm për një mësim të alternuar, duke marrë rrezik shumë të madh në vete. Por tani me këtë vendim, situata nuk është normale, edhe për ne është sfidë, edhe për pedagogët, por duhet të bëjmë kompromise. Normalisht, nuk është si mësimdhënia fizike, por është e vetmja alternativë që kemi për momentin, e diktuar nga urdhrat që vijnë nga MA. Dhe ne do të donim të ishim në një situatë që ta bënim mësimin vetëm fizikisht, kjo është një këmbanë shumë e fortë alarmi”, tha ajo.
Pedagogia Skënderi thotë se më shumë se sfidë për qasjen në internet, duhet pranuar fakti se shumë studentë, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, nuk kanë mundësi të përdorin pajisje digjitale të domosdoshme për mësimin online.
“Kjo qe një sfidë, e mira që na mësoi nga kjo e keqe, është se i përmirësuam aftësitë digjitale, mirëpo problematika që kemi pasur është në qasjen në internet, shumë studentë nuk kanë pasur internet, nuk kishin pajisje, kjo ka qenë sfida e vështirësive ekonomike për shumë studentë".
Për vijimin normal të mësimit online përgjatë këtij muaji, Skënderi thotë se në UT është marrë vendim për përdorimin e platformës Microsoft Teams.



