Aktivistja Arlinda Lleshi në një Lidhje skype me MCN Live ka folur për nismën e ndërmarrë nga vetë ajo bashkë me 7 të rinj të tjerë gjatë takimit të Ramës me emigrantët në Itali.
Ajo tha se kanë qenë aty për të përcjellë një mesazh për kryeministrin për rëndësinë e votës së diasporës, por që nuk është pritur mirë dhe i kanë larguar nga stadiumi.
Sipas saj takimet që Rama bën me emigrantët nuk kanë rëndësi nëse ata nuk und të ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të votuar.

Ne ishim aty një grup për të përcjellë një mesazh te kryeministri që ky takim nuk ka kuptim nëse ti nuk adreson problemet reale përfshirë dhe të drejtën e emigrantëve për të protestuar. Në momentin kur kemi nxjerrë banderolën na kanë nxjerr jashtë.
Në banderolë shkruhej dua të votoj 2025, s’kishte shumë kohë as për diskutime me ata përsosna, ata thjesht na tërhoqën dhe na nxorën jashtë, por detajet janë të parëndësishme sepse me rëndësi ishte mesazhi që ne donim të përcillnim. Ne do nxirrnim banderolën dhe kishim disa bilbila që përdoren në stadiume dhe kërkonim vëmendjen e kryeministrit dhe pjesëtarëve të tjerë të qeverisë.
Nuk mendoj se ata nuk pëlqyen mendimin, por nuk donin ti ikte vëmendja fjalimit të kryeministrit sepse nuk patën kohë as ta kuptonin mesazhin. Ne jemi një grup aktivistësh që kemi 3 muaj që kemi nisur fushatën dua të votoj 2025 për të drejtën e votës së diasporës. Ne e kemi me parlamentin dhe qeverinë që momentalisht kanë në dorë votën e diasporës. Unë kam studiuar jashtë vendit por jam kthyer në Shqipëri dhe patjetër që do të votoj.



