Spanja miraton ligjin i cili e bën krim, ndalimin e një gruaje që të abortojë

Spanja miraton ligjin i cili e bën krim, ndalimin e një gruaje që të abortojë

Spanja miraton ligjin i cili frenon ata që tentojnë të ndalojnë një grua që të abortojë.

Senati i Madridit ka miratuar përfundimisht një ndryshim në Kodin Penal, i cili ndëshkon ata që trembin gratë ose ndikojnë ndaj tyre kur shkojnë në një klinikë për të ndërprerë shtatzëninë.

Ligji u promovua nga Partia Socialiste e Kryeministrit Pedro Sanchez dhe është gati të botohet në Fletoren Zyrtare, pas së cilës do të hyjë në fuqi.

Kushdo që për të penguar ushtrimin e të drejtës për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë do të kryejë kundër një gruaje veprime ngacmuese, ofenduese, frikësuese ose shtrënguese që dëmtojnë lirinë e saj do të dënohet me burg: nga tre muaj deri në një vit burgim ose shërbim në punët komunale.

Me këtë ligj, të gjithë personat që tentojnë të frikësojnë punonjësit e shëndetësisë që punojnë në klinika ku kryhen aborte rrezikojnë të njëjtat dënime.

Në vitin 2010, aborti lejohej deri në javën e katërmbëdhjetë të shtatzënisë. Por pavarësisht nga ligjet, në shtetin që është fort katolik, gratë që duan të abortojnë shpesh hasin në shumë probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy