Rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar në Serbi.
Një burrë 43 vjeç nga Subotica është pacienti i parë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Burri kishte mbërritur nga Budapesti me probleme të frymëmarrjes.
Fillimisht ai është vetizoluar, ndërsa më pas është vendosur në karantinë në spitalin e Suboticës.
“Ndodhi ajo që pritej. Kemi rastin e parë me koronavirus në Serbi. Më e rëndësishmja është fakti se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Si njeri i përgjgjshëm, ai i ka larguar fëmijët nga shtëpia, ndërsa e shoqja i çonte vetëm ushqimin në izolim”, bëri të ditur ministri Loncar.
Ai shtoi se nuk ka vend për panik. “E kam thënë dhe më përpara se do të ishte e çuditshme nëse nuk do të kishim raste. Por ne jemi të përgatitur”, tha ai.



