Avokati Kujtim Cakrani, refuzimin nga Partia Socialiste të komisionit hetimor për AKSHI-n, e sheh si të pritshëm, duke thënë se Parlamenti i Shqipërisë nuk iu shërben më interesave të qytetarëve.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se çështja e AKSHI-t është Epsteini shqiptar, pasi tenderat përcaktoheshin në bazë të performancës në krevat.
Ai tha se AKSHI është oazi i Kryeministrit dhe klanit të tij dhe se nga hetimi që po kryhet nuk ka dalë asnjë informacion me vlerë, pasi po e mbajnë çështjen shumë hermetike.
Këta e kanë blinduar që të mos ngrihen komisione të kësaj natyre, sepse dalin sekrete dhe persona që kanë përfituar dhe nga investimet strategjike, që janë krimi i organizuar dhe prestanome. AKSHI është oazi i Kryeministrit dhe klanit të tij.
Edhe nga hetimi që po kryhet nuk ka dalë asnjë informacion me vlerë, se po e mbajnë shumë hermetike. Ato që kanë dalë janë minimumi. Aty ka skandal, ka video seksuale. Interesi publik është që ai personi publik ka arritur deri në marrëdhënie seksuale sa caktonin tenderat. Aty caktohej dhe vlera e tenderit. Ka humbur vlerën çdo lloj gjëje. Aty janë dhënë tenderat nga performanca në krevat.
Problemi është se ato janë lekët tona. Problemi është kur në dhomën e gjumit, ti jep lekët e mia. AKSHI është Epsteini shqiptar, i ke të gjitha paralelet. Me femra joshin zyrtarët, biznesmenët, investitorët, politikanët, ministra, drejtorë dhe me radhë.
Në këtë vend vilat i blen administrata publike, jetën e qejfit e bën administrata publike dhe ka marrë fund kjo histori. Se biznesmeni i ndershëm nuk e ka mundësinë që të bëjë këtë jetë luksi që bën administrata publike. AKSHI është që sot shqiptarët nuk po gjejnë dot dokumentet e tyre të pronave në institucione.



