KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë Tiranë, Albert Demirneli

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë Tiranë, Albert Demirneli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot konfirmimin në detyrë të prokurorit pranë prokurorisë së Tiranës, Albert Demirneli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 7 dhjetor për subjektin e rivlerësimit, Albert Demirneli​​, vendosi konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit Albert Demirneli, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Firdes Shuli relatore, Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Prokurori Albert Demirneli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe punon prej gati dy dekadash në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë edhe pozicionin e zv.prokurorit të rrethit gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy