
Kompania e cila menaxhon kullën Eifel në Paris ka njoftuar se ajo do të hapet për vizitorët, duke filluar nga data 16 korrik. Kulla më e famshme ishte e mbyllur që prej 30 tetorit, ndërsa në momentin e rihapjes do të aksesohet me kapacitetin 50%.
Kapaciteti do të jetë, për këtë verë, 10,000 vizitorë në ditë, të njëjtin nivel si në verën e vitit 2020, krahasuar me 25,000 para krizës, tha Sete, i cili parashikon një deficit prej rreth 70 milion euro për 2021 dhe po konsideron një rikapitalizim.
Për kullën Eifel do të dalin në shitje më 1 qershor tha presidenti i Sete Jean-François Marten, me dy të tretat e rezervimeve të bëra në internet.



