
Fermerët në zonën e Beratit kanë shtuar këtë vit sipërfaqet e serrave diellore. Ata kanë kultivuar kultura të ndryshme, duke iu përgjigjur kërkesave për eksport. Andri Musho, një nga eksportuesit e asaj zone, thotë se prodhimi shkon i gjithë në vendet e Ballkanit, Evropës Lindore, ndërsa Kosova sipas tij, mbetet shteti me kërkesat më të larta për prodhimet e vendit.



