Huawei i bën thirrje SHBA-së të rishikojë kufizimet

Huawei i bën thirrje SHBA-së të rishikojë kufizimet

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei tha se zinxhiri i saj global i furnizimit është nën presion nga Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje Uashingtonit të rishikojë kufizimet e tij tregtare.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është nën trysni nga masat tregtare të SHBA-së që synojnë të pamundësojnë aktivitetin komercial të kompanisë.

“Shtetet e Bashkuara kanë modifikuar sanksionet e tyre për herë të tretë dhe kjo me të vërtetë ka sjellë sfida të mëdha në prodhimin dhe operacionet tona”, u tha gazetarëve në Shangai, shefi i Huaweit, Guo Ping.

Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se Huawei është një mjet për spiunazhin e shtetit kinez, vendosën sanksione të reja duke ndaluar që kompanitë amerikane të furnizojnë ose servisojnë kompaninë.

Huawei ka mohuar vazhdimisht akuzat e SHBA-së.

“Shpresojmë që qeveria amerikane të rishikojë politikën e saj pasi ne jemi akoma të gatshëm të blejmë produkte nga kompanitë amerikane”, tha Guo.

Shtetet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se do të zgjeronin një program të quajtur “Rrjeti i Pastër” për të parandaluar aplikacione të ndryshme kineze dhe kompani të telekomunikacioneve të kenë qasje në informacione të ndjeshme mbi qytetarët dhe bizneset amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy