
Studentja Sidorela Vatnikaj tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se nisja e vitit të ri akademik pas një periudhe prej 3 sezonesh pauze pati problematika. Sipas saj Universitetet nuk kanë pasur një strukturë të përgatitur që të lejonte vazhdimin e mësimit në mënyrë të natyrshme dhe kjo ka krijuar radhë të gjata. Vatnikaj tha gjithashtu se në vend të strukturave të posaçme kanë qenë punonjësit e universiteteve që kanë kryer këtë punë, por e kanë pasur të pamundur për shkak të numrit të lartë të studentëve.
“Nisja e vitit të ri akademik pas një periudhe 3 sezonesh ku ne nuk e kemi frekuentuar Universitetin pati problematikat e veta, siç ne jemi mësuar ti shikojmë Universitetet të papërgatitura totalisht për çdo situatë që ndodh. Edhe sot si tek Politekniku ashtu edhe tek Ekonomiku nuk kishte një strukturë të ngritur që të lejojë vazhdimin në mënyrë të natyrshme të mësimit, por ka radhë të gjata. Një pjesë nuk janë lejuar të futen pa dëshminë e vaksinimit, ndërkohë që në momente të tjera nuk ka pasur asnjë problematikë sepse Universitetet janë të papërgatitur për të ta përballuar. Nuk ka pasur struktura të posaçme për të bërë kontrollin e studentëve, por kanë qenë punonjës ata të cilët kanë bërë këtë punë dhe ka qenë e pamundur të bëhet kontrolli i dy mijë studentëve në të njëjtën kohë. Fakti që nuk është ngritur tregon se ka një problematikë të madhe në menaxhimin e situatës”, tha Vatnikaj.



