
Kryeministri Edi Rama në stadiumin ‘Air Albania’ ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës Covid. Teksa dy dozat e para që Rama ka injektuar kanë qenë Pfizer, për dozën e tretë Rama i kërkoi dy operatorëve që të zgjedhin rastësisht dy flakon dhe më pas një punonjës shëndetësorë zgjodhi dozën që iu injektua.
Kryeministri Edi Rama pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që të bëhet me detyrim.
Vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllur. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali, pasi mbajmë përgjegjësi.
Nëpunësit e shtetit të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që do të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që do tu mbyllet dyqani.



