Yuri Kim: Parlamenti të votojë zgjatjen e mandatit të vetingut

Yuri Kim: Parlamenti të votojë zgjatjen e mandatit të vetingut

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Pas këtij takimi, Ambasadorja ka deklaruar se Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. 

Ajo më saktësisht shkruan se SHBA kërkojnë nga 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që të votojnë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.

Ambasadorja Yuri Kim shkruan në Twitter se, ata janë në një linjë me rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

“Takova ambasadorin e OSBE Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohemi që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE për zgjedhjet”, shkruan Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy