Në datën 11 mars Komisioni i Venecias do të publikojë raportin përfundimtar të Reformës në Drejtësi, ndërsa në javën e fundit të muajit shkurt pritet që të dale raporti paraprak mbi këtë reformë.
Lajmi është konfirmuar për Tema Tv nga burime zyrtare, ndërsa ditën e dielë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan John Kerry kreu i qeverisë por edhe ai i opozitës shprehën gatishmërinë për realizimin e kësaj reforme të rëndësishme.



