“Trump, binjaku amerikan i liderit të ISIS-it”

“Trump, binjaku amerikan i liderit të ISIS-it”

Një gjeneral i lartë në Iran e ka quajtur presidentin Donald Trump “binjaku amerikan i liderit të ISIS-it”. Gjeneral brigade Rasoul Sanayee Rad e krahasoi Tump-in me liderin Abu Bakr al-Baghdadi, në përgjigje të zërave sipas të cilëve administrata e Trumpit po planifikon t’i klasifikojë Rojat Revolucionare të Iranit si terroristë.

Ai u shpreh se Trump dhe Al-Baghdadi janë dëshmi e “mungesës së besimit në të gjitha principet dhe rregulloret e diplomacisë dhe sovranitetit të kohëve moderne”.

Rad i ka shprehur qëndrimet e tij në një opinion që citohet nga “IRGC outlet Basirat”

“Njëri ndërton kalifat, tjetri pushton vende të tjera. Duke përdorur logjikën e kërcënimit dhe forcën për të arritur objektivat e tyre, ata mbështeten te temperamenti tallës prej tiranësh”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy