Nesho: Rama ka rënë pre e planit të Serbisë e cila kërkon dominimin e Ballkanit

Nesho: Rama ka rënë pre e planit të Serbisë e cila kërkon dominimin e Ballkanit

Diplomati Agim Nesho i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një gabim i madh që po bënë Rama pasi shoqëria serbe është nacionaliste.

Nesho u shpreh se sipas tij arsyeja pse Kurti nuk pranon të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” është pasi ai është më realist. Duke parë që Serbia nuk pranon ta njohë Kosovën, sipas Neshon, me të drejtë Kurti qëndron i fokusuar te projektet e tija.

“Rama kërkon të bëjë diçka, por në politikën e jashtme duhet të kesh një eksperiencë.

Duke u pirur nga ideja për të krijuar një paqe, Rama bën gabimin e madh dhe bie viktimë ku vetë shoqëria serbe dhe Vuçiç është pjesë e nacionalizmit të vjetër serb.

Në vitet 2000 kur diskutohej për të gjetur një zgjidhje, prapë nacionalizmi serb ka qenë aq i thellë sa quhet nacionalizëm i egër primitiv dhe vetë serbët kanë patur një plan për të hyrë në politikën e ndërkombëtare.

Atë që thotë Vuçiç që në politikën e shkuar të ketë një “win win” që secili të fitojë gjithçka.

Mua më duket se Rama ka rënë pre e një plani të serbëve i cili i shërben nacionizmit të ri serb për t’iu rikthyer dominimit ballkanik. Sepse ndjenja e dominimit ballkanik e ka shoqëruar gjithmonë ata.

Në këtë kuptim duket që nuk jemi të barabartë dhe mendoj që zoti Kurti është më i fokusuar në projektin që ka, më realist dhe kjo gjë në kushtet reale dhe në një kohë që vetë Serbia thotë që unë nuk e njoh Kosovën. Ai me të drejtë mban një pozicion më realist.”, u shpreh Nesho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy