Tensionet për targat, Lajçak takohet sot me serbët në veri të Kosovës

Tensionet për targat, Lajçak takohet sot me serbët në veri të Kosovës

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të kryejë një vizitë në veri të Kosovës ku pritet të takohet me serbët vendas në zonë. Nuk ka informacion nëse atje do të jetë edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak janë takuar me krerët e shtetit dhe të opozitës për zgjidhjen e krizës që lidhet me reciprocitetin e targave.

Escobar tha se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, që është dita kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente.

Edhe Lajçak është shprehur se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Lajçak tha se ka pasur takime “të mira” me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy