Djali i John Lennon këndon “Imagine” për Ukrainën: Detyra ime si artist dhe njeri

Djali i John Lennon këndon “Imagine” për Ukrainën: Detyra ime si artist dhe njeri

Julian Lennon, djali i John Lennon dhe Cynthia Powell, këndoi "Imagine" (Imagjino) për Ukrainën, dhe ishte hera e parë në jetën e tij që i tha zë një prej këngëve më të njohura të babait të tij.

"Deri tani kisha menduar se do të ndodhte vetëm nëse do të ishim në fund të botës," tha muzikanti në një shënim në YouTube, ku ai shpjegon përse nuk e kishte regjistruar këngën që u bë himni kundër luftës në Vietnam dhe më vonë symbol i paqes globale.

"Por lufta në Ukrainë është një tragjedi e paimagjinueshme" dhe "si artist dhe si qenie njerëzore, u ndjeva i detyruar të përgjigjesha në mënyrën më domethënëse të mundshme".

Cover-i u regjistrua në mbështetje të #StandUpForUkraine, përpjekjes për mbledhjen e fondeve të koordinuara nga organizata jofitimprurëse Global Citizen.

Julian tha se zgjodhi "Imagine" sepse fjalët "pasqyrojnë dëshirën tonë globale për paqe në mbarë botën. Sepse brenda asaj kënge kalojmë në një hapësirë ​​ku dashuria dhe të qenit të bashkuar kthehet në realitetin tone”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy