Nga 5 janari gjyqtari Ervin Pupe në krye të KED-së për 2021-shin

Nga 5 janari gjyqtari Ervin Pupe në krye të KED-së për 2021-shin

Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të KED-së, pasi sipas ligjit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kjo strukturë riformmatohet çdo vit me 9 anëtarë. 


Drejtimin e KED-së gjatë 2021-shit do ta marrë gjyqtari Ervin Pupe.


KED do të riformatohet me trupën e re nga 5 janari, ndërkohë që shorti i hedhur në Presidencë la jashtë Vitore Tushën. 


Anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji.

Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021, si gjyqtari më i vjetër.


Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, aktualisht drejtues në prokurorinë e përgjithshme. Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.


Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandat deri më 31 dhjetor 2021.


Pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 nuk do të jetë më.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese të cilën më pas ja përcjellë presidentit dhe parlamentit për emërim. Aktualisht Gjykatës Kushtetuese me në total i mungojnë 3 anëtarë që duhet të vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy