Instituti i Shëndetit Publik u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se ku është një realitet i ri që duhet të përshtatemi dhe të mbrohemi nga infektimi.
Rregullat që të gjithë duhet t’i respektojnë janë, distanca, maska në ambiente e mbyllura dhe kujdesi maksimal me higjienën.

Këshillat e ISHP
“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19 . Në normalitetin e ri duhet të: Mbani distancë mbi 1 metër; Vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet; Kujdeseni për higjienën, lani sa më shpesh duart. Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë veten dhe miqtë tanë”, shkruan ISHP.
Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, nga të cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe tre janë të intubuar. Nga koronavirusi, deri më tani në vend kanë humbur jetën 199 qytetarë.



